Gazetat kryesore sportive vijojnë me pasyrimin e zhvillimeve kryesore të merkatos dhe surprizave të saj.
Më poshtë disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme.
“AS” flet për situatën e Toni Kroos tek Real Madrid, i cili nuk ka vendosur ende për rinovimin e kontratës me “Los Blancos”. “Kroos mban pezull”, është titulli kryesor i gazetës spanjolle.
“Për Dembele, shumë e vështirë”, është titulli kryesor i “SPORT”, e cila ka në fokus situatën e anësorit francez, përfaqësuesit e të cilit edhe pas takimit e djeshëm me drejtuesit e Barcelonës, nuk arritën një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Po të njëjtën ccështje trajton dhe “Mund Deportivo”, e cila shkruan: “Është përsëri ajo që ishte”, duke ju referuar situatë së sulmuesit francez.
“Marca” i kushton faqen e parë punimeve që po zhvillohen në stadiumin e Real Madrid. “Për Bernabeun nuk ka pushime” është titulli i të përditshmes spanjolle.
“L’Esportiu” i kushton faqen kryesore ekipit të femrave të Spanjës në prag të Europianit, ku bie në sy dominimi i lojtareve të Barcelonës. “Europiani blaugranas” është titulli i gazetës spanjolle.
Prestigjozja franceze “L’Equipe” mban si titull kryesor rrëfimin e çiklistit Alaphilippe për garimin e tij në “Tour de France”: “Julian Alaphilippe: “Vështirë për t’u marrë”, është titulli i “L’Equipe”.
“Emmazing” është titulli i “Mirrorsport” duke nënkuptuar Emma-n e mrekullueshme, për tenisten Emma Raducani, e cila paralajmëroi se nuk i trembet askujt në Wimbledon.
“Juve ju sjell golat” është titulli i “Corriere dello Sport”, e cila ka në fokus afrimin e Angel Di Maria tek Juventusi.
Po për afrimet e Juventusit e ka fokusin edhe “La Gazzeta dello Sport”, e cila mban titullin kryesor: “Fuqia e Max Allegrit, Juventusi ka tani një sulm të frikshëm.”
Edhe “Tuttosport” faqen e saj të parë ja dedikon merkatos juventine me titullin: “Juventus, nuk mbaron me kaq”, ku pas Di Maria priten të tjera lëvizje si Cambiasso, Kostic, Deligt (largim), apo dhe Paredes.