Vetëvrasja te 313, Inspektori i Lartë: Po verifikojmë zbatimin e ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për vetëvrasjen e 43 vjeçarit Bilal Hasani në burgun 313 në kryeqytet, ka reaguar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

Përmes një deklaratë, Metani thotë se u njoh nga mediat për rastin si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë thotë gjithashtu se po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka pasur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.

Bilal Hasani, 43 vjeç, ishte me origjinë nga qyteti i Kukësit dhe jetonte në Kamëz. Hasani ndodhej në paraburgim në pritje të vendimit nga gjykata.

Ai u gjet i vetëvarur me çarçaf nga gardianët në qeli.

Të fundit

“Nga 1 gushti, tarifa doganore për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së

Donald Trump ka njoftuar se nga data 1 gusht administrata amerikane do të vendosë tarifa tregtare prej 35% për produktet...

Temperatura deri në 34 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë edhe këtë të premtë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor të Kinës, ku thuhet se...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Lajme të tjera

Web TV