Masakra e Srebenicës/ Kuvendi paraqet projekt-draftin për rezolutën që dënon krimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak javë pasi refuzoi në Parlament rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për gjenocidin serb në Srebrencië, Partia Socialiste ka depozituar draftin e saj. Çfarë parashikohet në të dhe votimi në Parlament më 7 korrik, ditën që opozita mban protestën.

Kuvendi konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ndërkohë nënvizohet se mohimi i këtij gjenocidi nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit. Më 7 korrik do të ketë një seancë të posaçme në Kuvend për këtë rezolutë dhe më pas pritet që të votohet nga deputetët. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se do të hartohet një dokument serioz si dhe në seancë do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid.

Seanca parlmanetare

Pak javë pasi refuzoi në parlament rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për gjenocidin serb në Srebrencië, Partia Socialiste ka depozituar vetë një rezolutë të tillë. “Përmes diplomacisë parlamentare kemi ftuar përfaqësues zyrtarë të Bosnjë-Hercegovinës të jenë prezentë, seanca do të zhvillohet siç është planifikuar, për arsye që lidhet me festën e Bajramit të Vogël, në këtë solemniteteti që zhvillohet do të ketë rëndësi të veçantë”, thuhet në rezolutë e Partisë Socialistë. Dy rezolutat dallojnë pak nga njëra-tjetra. Drafti i demokratëve shprehimisht dënon gjenoncidin serb, ndërsa ai i socialistëve i referohet ligjit ndërkombëtar. “Rezoluta e socialistëve konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës, si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Milosheviçit”, thuhet në rezolutë. Në dallim nga demokratët, socialistët i bëjnë thirrje BE-së dhe NATO-s për të punuar me proceset e zgjerimit, si garanci për sigurinë e rajonit. PS-ja do të paraqesë një dokument edhe për Kosovën, ndërkohë që në Parlament gjendjen dy rezoluta të sjella nga dy grupimet e PD-së, ku kërkohet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. “Do të vijojmë të ecim me një gjendje komplekse, do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë që lidhet me luftën në Kosovë, për të sqaruar njëherë e përgjithmonë gjithçka që lidhet me luftën në Kosovë dhe për të ngritur lart vlerat e UÇK. Balla shtoi se PS-ja ka mbështetur 11 rezoluta dhe deklarata që është përcaktuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë, ndryshe nga Sali Berisha, që sipas socialistit ka punuar kundër interesit kombëtar.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV