OBSH e shqetësuar, tani coronavirusi nuk po vjen vetëm nga Kina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e 5 personave në Iran dhe infektimi i 18 të tjerëve ka ngritur shqetësim të madh jo vetëm te autoritetet vendase, por edhe te Organizata Botërore e Shëndetësisë. Raste të infektimit janë identifikuar së fundmi edhe në Liban e Izrael.

Por ajo që është më shqetësuese është fakti se në Iran dhe në Liban nuk është gjetur asnjë lidhje midis të infektuarve dhe Kinës, çka e bën të paqartë se nga e kanë marrë virusin.

“Edhe pse numri total i vdekjeve nga coronavirusi jashtë Kinës mbetet i vogël, ne jemi të shqetësuar për numrin e rasteve ku nuk ka një lidhje të qartë epidemiologjike, siç është udhëtimi në Kinë apo kontakti me një rast të konfirmuar”, thuhet në reagimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Italia është vendosur sot në alarm pas identifikimit të 16 rasteve në një ditë të infektimit me coronavirus. 14 raste u identifikuan në rajonin e Lombardisë dhe dy të tjera në rajonin e Venetos.

Tronditet Kina/ Coronavirusi nuk zhduket, rikthehet pas trajtimit

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV