35-vjeçarja u hodh nga kati i dytë me foshnjën, drejtori i maternitetit: Donte të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i maternitetit të Sarandës Tajar Lako ka folur pasi një 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë i godinës bashkë me foshnjën e porsalindur. Në një intervistë, Lako shprehet se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç thoshte policia në njoftimin zyrtar, por se ishte tentativë e saj për t’u larguar nga spitali. Sipas drejtorit të maternitetit, 35-vjeçarja e kishte lindjen e gjashtë, por ishte në situatë rruge.

‘Në datën 28 qershor rreth orës 02:20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje, burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua. I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali. Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim. I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim. Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja”, tha Lako.

Lexo edhe :  “Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Duke folur për gjendjen e saj shëndetësore, drejtori i maternitetit tha se foshnja gëzon shëndet të plotë, ndrësa shton se nëna ka disa probleme.

‘Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet. Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë, por tentativë për t’u larguar nga spitali-, tha drejtori i maternitetit të Sarandës, mjeku pediatër Tajar Lako.

Të fundit

80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, është kujtuar në Arturbina, duke rivënë në skenë shfaqjen e parë...

Policia ‘çliron’ korsitë e biçikletave/ Largon makinat e parkuara gabim, gjoba shkelësve

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Policia ka spostuar me mjet ngritës, 10...

Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Socialistët festojnë fitoren e 11 majit të hënën në mbrëmje. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë,...

Partizani krenohet me Igli Taren dhe Amir Rrahmanin/ Bëtë krenarë të gjithë shqiptarët

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët, teksa ka edhe opsion rinovimi...

Hungaria ‘shënjestroi’OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit Viktor Orbán, i cili cilësohet...

Lajme të tjera

Web TV