Masakra me 3 shqiptarë të vr*rë në Athinë, policia greke jep deklaratë zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka dhënë detaje në lidhje me masakrën që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Siç njoftoi policia greke, të vdekurit janë një 48-vjeçar, një 46-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të 3 shqiptarë. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, tre makina dhe një motoçikletë, një 43-vjeçare është arrestuar dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje.

Sipas policisë greke, mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç. Më pas shtetasja 43-vjeçare ka marrë drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas autori ka kryer një grabitje me armë në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje.

Gruaja ishte dënuar për prostitucion, ndërsa të gjithë personat e tjerë, si të vrarët, edhe të të arrestuarit edhe ata në kërkim ishin të skeduar për trafik droge.

Sherri mes dy grupeve ka nisur në fund të muajit maj, pas një operacioni të policisë të cilën u kapën anëtarët e njërës familje.

Pala tjetër akuzoi se ishin spiunuar prej tyre me qëllim t’ju merrnin zonën në të cilën shisnin lëndët narkotike në qendër të Athinës. Ndaj dhe nisën përballjen. Dikur ishin miq, por u prishën për biznesin e drogës.

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV