“Prit se po shikojmë”/ Dade rrëfen bisedën me zyrtarin amerikan: Ndoqën protesten nga …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish Ministrja e Jashtme Arta Dade, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, një bisedë të shkurtër me ish zyrtarin amerikan Charles Wholch, gjatë protestës së 28 majit 1996.

Dade tregon se Wholch i tha asaj se po vëzhgojnë çdo lëvizje të asaj proteste, pra se ishin dëshmitar të dhunës së ushtruar ndaj politikanëve dhe gazetarëve.

Dade: Në krizat dramatike që kanë ndodhur në Shqipëri në 30-vitet e fundit, ambasada amerikane ka qenë shumë e vëmendshme. Kujtuam këtu zgjedhjet që vërtet ishin një pikë kthese, të cilat kishin devijuar nga linja demokratike. Kujtoj që në demostratën e 28 majit, ambasada amerikane e ndiqte këtë protest nga 15 katëshi.  Atëherë pyeta Charles Wholch, çfarë do të thotë institui amerikan dhe ai tha prit se po shikojmë. Ishte dëshmitar i dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve e politikanëve. Besoj që edhe ky është një moment kthese përpos faktit se zhvillimet politike në atë kohë ishin vërtetë domethënëse. Ne u ftuam në 95 në Parlamentin Evropian dhe kemi bërë rreth 15 takime. Mënyra se si PS-ja veproi gjatë memorandumit, krijoi një sinjal pozitiv tek partnerët në Europë dhe marrëdhëniet me administratën amerikane erdhën duke u shpeshtuar. Ka qenë në të mirë të Shqipërisë kjo marrëdhënie në anëtarësimin në BE dhe NATO.

26 maji i vitit 1996 është një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri kur arroganca dhe dhuna shtetërore shkatërroi zgjedhjet dhe  grabiti votën masivisht.

Të fundit

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë...

Lajme të tjera

Web TV