Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit mëngjesin e kësaj të shtune në sheshin ‘Skënderbej’. Mijëra besimtarët kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, bashkë me krerët më të lartë të KMSH-së.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij ishte pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë. Më shumë se 500 haxhinj nga Shqipëria ndodhen në vendin e shenjtë.

Të fundit

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

“Vizatoj gjatë takimeve”/ Rama tregon si arti e ndihmon në punën si Kryeministër

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Në një intervistë...

Pas ndarjes me bashkëshortin, Enada Hoxha: Zemra ime është plot

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë....

Lajme të tjera

Web TV