“Kisha pirë gjithë natën”/ Çfarë tha 31-vjeçari që plagosi nënën, ja shkaku i zënkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrest me burg ka dhënë trupi gjykues për 31-vjeçarin Klodian Çobaj, autori i plagosjes me thikë të nënës së tij Donika Çobaj, 50 vjeçe, katër ditë më parë në Dukas të Patosit.

Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.

Nga burime informacioni mësohet se Çobaj ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se ai ka qënë jashtë gjatë orëve të natës dhe kishte konsumuar alkool, ndaj kur ka kryer krimin ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ata kishin debatuar kur ai është kthyer në mëngjes rreth orës 8, pasi mamaja i kish thënë se s’kishte punë që të rrinte natën jashtë e të pinte. Në debat e sipër, zënkë me fjalë, më pas ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar në trup, fyt e qafë.

E plagosura, pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjyqtari i çështjes, Taulant Banushi, pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm Hysen Hajasllari dhe të pandehurin, vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Të fundit

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm...

11 maji, Tomor Alizoti në Top Story: Po të kishim bandat, fitonim zgjedhjet

Gazetarja Esiona Konomi u ka kërkuar përfaqësuesve të PD se përse janë në listë të PD Elvis Roshi, Gjin Gjon dhe ish prokurori Arjan...

Spanja cakton shqiptarin Eduard Dervishaj përgjegjës organizativ për Botërorin 2030!

Eduard Dervishaj do të jetë menaxheri i ri i organizimit të Botërorit 2030 në Spanjë i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ai ka 35 vite...

Inter 2-0 Barcelona, pjesa e parë mbyllet me dominim total nga zikaltrit

Pjesa e parë e ndeshjes Inter-Barcelona u mbyll 2-0 për italianët. Ekipi zikaltër luajti 45 minutat e para në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën...

“Jam i ëmbël, por ka momente që bëhem i hidhur”. Rama replikë me gazetarin

Kryeministri Edi Rama pati edhe një "debat" me gazetarin Mentor Kikia në emisionin "Repolitix" të Denis Mingës në Report TV. Teksa gazetari ndërhyri gjatë...

Lajme të tjera

Web TV