Dorëheqja e Johnson, mbahet raundi i parë i votimeve për kreun e ri të Konservatorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për lidershipin konservator, ndërsa Jeremy Hunt dhe Nadhim Zahawi u eliminuan në garën për të zëvendësuar Boris Johnson.

The Times shkruan se Sunak fitoi 88 vota, ndërsa Penny Mordaunt mori 67 vota. Ndërkohë nesër është votimi i dytë. Liz Truss, sekretarja e jashtme, ishte e treta me 50 vota, vetëm 10 vota përpara Kemi Badenoch që kishte 40. Tom Tugendhat, eksperti i politikës së jashtme, kishte 37 vota dhe Suella Braverman, prokurorja e përgjithshme, arriti që të merrte 32.

Nadhim Zahaëi, kancelari dhe Jeremy Hunt, ish- sekretari i jashtëm, të dy nuk arritën të kapin pragun prej 30 votash të kërkuar për të kaluar në raundin tjetër. Zahaëi mori 25 vota dhe Hunt vetëm 18, më pak se 20 nominimet që e ndihmuan atë në votim.

Një votim i dytë do të zhvillohet nesër, i cili do të pasohet nga një i tretë të hënën derisa kandidatët të zvogëlohen dhe më pas do të ngelen dy persona. Dy të fundit do të shkojnë në votim para anëtarëve konservatorë.

 

 

Një sondazh i YouGov sot pohoi se Mordaunt do të mundte me lehtësi çdo rival. Megjithatë, nëse Mordaunt eliminohet para kësaj, Truss do të mundte Sunak sipas sondazhit. Në vitin 2019 Boris Johnson fitoi me lehtësi çdo raund të zgjedhjeve për lidership, dhe në 2016 Theresa May po ashtu. Megjithatë në vitin 2005, David Cameron ishte i dyti në votimin e parë përpara se të dilte i pari, ndërsa në vitin 2001 Iain Duncan Smith përfundoi i dyti në çdo votim të deputetëve përpara se të mundte Ken Clarke midis anëtarëve të partisë.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV