E fundit/ Arrestohen në Greqi vrasësit e komisarit Artan Cuku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka arrestuar dy persona për vrasjen e komisar Artan Cukut në vitin 2017 në Tiranë. Të arrestuarit janë Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, ndërsa Marsel Shkurtaj është arrestuar më herët.

Mediat fqinje raportojnë se ata janë arrestuar për llogari të drejtësisë greke, lidhur me një ngjarje të ndodhur në zonën e Vulës, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Nuk dihet nëse do të ekstradohen në Shqipëri. Jambelli është arrestuar edhe më herët, në vitin 2019, por pala greke refuzoi ekstradimin e tij në vendin tonë.

Kujtojmë se Bledar Jambelli dhe Leci akuzohen i porositës të vrasjes së komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017. Të dy kanë paguar Mikel Shallarin për ekzekutimin. Ky i fundit ndodhet pas hekurave.

Të fundit

“Varfëria në Shqipëri në rënie…”/ BB ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Ballkanit

Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Posta nuk ua ka dorëzuar zarfin mbi 52 mijë emigrantëve shqiptarë!

KQZ po vijon me procedurat e pritjes së votave të emigrantëve, por problematikat janë prezente. Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar...

Votoni me sy mbyllur PS-në vetëm për të mos kthyer Berishën në krye të vendit!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit 4 në Vlorë. Bashkë me kandidatët për deputetë, Evis...

E pazakontë në Fier/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin, përfundojnë në polici

Pesë persona janë marrë nën akuzë dhe një është arrestuar për krimet e dhunës në familje, kanosjes, drogës dhe drejtimit të mjetit në gjendje...

‘S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak’, çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron

Takimi kokë më kokë, Trump dhe Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit pak para ceremonisë mortore të...

Lajme të tjera

Web TV