Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në interpelancë me deputetin Erion Braçe në fjalën e saj është shprehur se nuk di nga ta kapë deklaratën e deputetit. Krifca prezantoi edhe platformën e re për fermerët online falas.
‘Po merrem me interpelancën se deklaratën e deputetit nuk di nga ta kap. Është pak e vështirë të flas për kontratat që është thirrur kjo interpelancë.
Për rritjen e efektivitet të tokës bujqësore kemi ngritur programin që do ti japë fermerëve informacion online, falas për sipërmarrësit rreth kulturave të përshtatshme.
Brenda vjeshtës do të bëjmë publike një platformë të re me një informacion të parcelave të saktë e të verifikuar në terren. Nuk do jenë më në exel por në një hartë digjitale. Klikohet në nivelin e parcelës dhe merret i gjithë informacioni.
Po prezantoj punën që po bëjmë të përqafuar me teknologjinë.
Që me marrjen e detyrës jam informuar me problematikat e qirave. Sa i përket tokave të dhëna me qira në Lushnjë Divjakë, në total janë 10 kontrata.’- tha Krifca.