Pas fjalimit të Berishës i cili tha se përse SPAK nuk heton sarajet e Ramës, i është përgjigjur Ministri i Drejtësisë. Manja tha se Berisha është në hall, prandaj sulmon organet e drejtësisë.
“Dihet qëndrimi tij në raport me reformën në drejtësi. Ka qenë kundërshtar i ashpër. Sulmi që u bëri organeve të drejtësisë tregon se drejtësia po funksionon. Sa herë ka zor sulmon drejtësinë, e ka pasur në ADN. Sot ka hall, dhe kjo është e reja se drejtësia ka filluar të lëvizë. Të tjerat i përkasin të shkuarës”, tha Manja.