Reperi Kleviol Ahmeti ose i njohur me emrin artistik si “Cllevio”, u arrestua nga Policia e Shqipërisë për shkak se kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak”. Një mik i tij në rrjetin social Instagram ka publikuar një video nga seanca gjyqësore, ku shihet Cllevio mbrapa xhamave në gjyq.
Në këto pamje ai shihet se ka ndryshuar në peshë dhe pamje. Rikujtojmë se para se të arrestohej , Cllevio ishte përfshirë në një përleshje fizike me reperin Noizy.