“Më në fund rruga e hapur,” Xhaçka: 3 vite u humbën, koha t’i rikuperojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më në fund rruga është e hapur.” Ky është reagimi i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, pasi ligjvënësit e Maqedonisë së Veriut kaluan në Kuvend propozimin francez.

Ministrja uroi RMV-në për pranimin e propozimit duke zhbllokuar kështu perspektivën evropiane për të dyja vendet.

Tashmë, shprehet Xhaçka, Shqipëria pret që të nisin negociatat zyrtare dhe të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Ministrja thekson se tre vite kanë ikur dhe se tashmë është koha për ta rikuperuar kohën e humbur.

OLTA XHAÇKA NË TWITTETR

““Më në fund rruga është e hapur! Urime Maqedonisë së Veriut 🇲🇰për miratimin e propozimit francez 🇫🇷, duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE. Shqipëria 🇦🇱 shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite! Momenti për të kompensuar kohën e humbur!” /abcnews.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV