Nga ora në orë numri i të infektuarve nga coronavirusi në Itali është duke u rritur. Numri i të infektuarve në karantinë është 129 persona në pesë rajone: Në Lombardi ka 88 raste, në Veneto 24, në Piedmont 6, në Emilia Romagna 9 dhe në Lazio 2. Dy personat e konfirmuar me coronavirus në Lazio janë një çift kinez.
Dy rastet e fundit të konfirmuara me coronavirus në Venezia dhe 24 të dyshuar, kanë bërë autoritetet e rajonit të ndalojnë festimet e Karnavaleve të Venecias. “Nga sot, Karnavalet e Venecias dhe të gjitha ngjarjet sportive do të bllokohen deri më 1 Mars,” tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia.
Për momentin të gjitha udhëtimet brenda Italisë dhe jashtë saj janë bllokuar me vendim të Ministrit Azzolina./Fjala.al