Largimi masiv i Shqiptarëve/ Është dyfishuar numri i kërkesave për azil në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian ka vijuar të mbetet i lartë edhe në maj 2022, ndonëse me rënie në raport me muajt e fundit të 2021-t, ndërsa si pesë mujor është shumë më i lartë se e njëjta periudhë e 2021-it, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë..

Sipas të dhënave të Eurostat, në maj të këtij viti kishte gjithsej 920 kërkesa për azil (për herë të parë dhe riaplikime), pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e të cilës nuk raportohen më që nga nëntori i vitit 2020. Ky është niveli më i lartë i aplikimeve që nga janari.

Për periudhën janar-maj u shënuan gjithsej 3,850 aplikime dhe riaplikime, me një rritje prej 108% në krahasim me 5 muajt e parë të vitit të kaluar, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

Pas heqjes së kufizimeve për udhëtime, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u shënuar një rritje e fortë e aplikimeve dhe raiaplikimeve, që kulmoi në nëntor, duke i tejkaluar dhe nivelet e para-pandemisë.

Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë, për shkak të lehtësive social që ai ofron. Gati dy mijë persona, apo 50% e totalit iu drejtuan Francës për herë të parë, apo riaplikuan në pesë muajt e parë të këtij viti. E dyta është Gjermania, me 22% të totalit të aplikimeve, Italia 9.2%, Greqia 10.2% dhe Belgjika 4%.

Bien aplikimet në BE

Në prill 2022, 54 145 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 66% më shumë krahasuar me prillin 2021 (32 570) dhe 28% më pak krahasuar me marsin 2022 (74 950), sipas Eurostat.

Lexo edhe :  Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Rënia nga marsi në prill 2022 mund t’i atribuohet kryesisht uljes së aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 12 885 në mars në 1 510 në prill; -88%), numri i të cilëve ishte rritur në mars për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në prill 2022, kishte edhe 5 555 aplikantë për herë të dytë (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme). Kjo ishte 2% në rritje krahasuar me prillin 2021 dhe një rënie prej 16% krahasuar me mars 2022.

Të fundit

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Lajme të tjera

Web TV