Lorenc Vangjeli: Shqipëria është më e madhe se një skenë atent*ti apo ndërrim ministrash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Lorenc Vangjeli Shqipëria është një vend që prodhon shumë lajme dhe ky nuk është një lajm i mirë. Vangjeli tha se sido që të jetë hallet e shqiptarëve do të duhet të ishin lajmi më i rëndësishëm sesa një atentat apo ndryshimet e ministrave. I pyetur nga gazetari Denis Minga në ‘Kontrast’ në Report Tv, se cili është lajmi kryesor për sot, rikthimi i Metës në LSI apo ndryshimet në qeveri, analisti Lorenc Vangjeli tha:

“Lajmi më i rëndësishëm në Shqipëri do të jetë kur nuk ka lajm. Kjo do të jetë shenja se po bëhemi një vend normal. Nëse shohim edicionet e lajmeve dhe atë që po ndodh në politikë duket sikur jeta jonë varet nga disa njerëz. Ndërkohë që ky është një hall sipërfaqësor. Halli i shqiptarit është i atij që çohet për të shkuar në arë, apo për të shtruar asfalt, apo për të ndezur ekspresin e kafesë. Ky është halli më i madh. Shqipëria është shumë e madhe edhe se ndonjë s’kenë atentati ku digjet makina e krimit”.

I pyetur për largimin e Arben Ahmetajt, Vangjeli tha se lëvizja e Kryeministrit ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm në parti

“Ky është një nga rastet e shumta dhe të përsëritura që Rama është 3 apo 4 lëvizje para kundërshtarëve të tij. Rama ka sjellë qoftë në PS, qoftë në Qeveri, personalitetin e tij të shumëfishtë dhe lëvizja mes dy kolegësh mes Ahmetajt dhe Ballukut është një lëvizje brenda familjës. Me marrëzitë që tentoi të peshkonte sot Doktori, lëvizja e Kryeministrit ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm në parti. Zoti Rama është I bindur se pavarësisht se I jep PS-se vizionin e tij, në të njëjtën kohë merr forcën prej saj”, tha Vangjeli

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV