E ëma e la vetëm për 6 ditë: Gjendet e pajetë vogëlushja, shkak dyshohet të jetë uria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë e vogël në Itali, që u gjet pa shenja jete, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e urisë. Diana e vogël, një vjeç e gjysmë, u gjet e pajetë pasi e ëma Alessia Pifferi e kishte lënë prej gjashtë ditësh vetëm në shtëpi.

Mjekët ligjorë e kanë ekzaminuar trupin e vogëlushes dhe nuk kanë gjetur një shkak të mundshëm për vdekjen, dhe për këtë arsye janë rezervuar me përgjigjet për të pasur të dhëna më të sakta nga hetimet e mëtejshme.

Do të duhen disa javë për një raport të parë nga ekspertët, të caktuar në hetimin e skuadrës së lëvizshme, të koordinuar nga prokurori i Milanit, Francesco De Tommasi. Megjithatë, nga sa raportojnë mediat në vend, do të jetë e vështirë të identifikohet shkaku i saktë i vdekjes.

Siç raporton Il Giorno, mjekët konfirmuan se vajza e vogël me shumë gjasa ka humbur jetën si shkak i urisë dhe etjes.

Nga analizat e mëtejshme të autopsisë mund të dihet se kur ka vdekur fëmija gjatë atyre 6 ditëve në të cilat ajo ka mbetur vetëm. Tani për tani duket se vdekja ka ndodhur para 24 orëve para zbulimit të trupit.

Nëna përballet me burgim të përjetshëm

Nëse do të konstatohet se nëna i kishte dhënë fëmijës benzodiazepina për ta trullosur dhe për të mos e lejuar që të qajë, akuza e vrasjes me dashje mund të rëndohej edhe duke njohur qëllimin dhe paramendimin e plotë.

Në çdo rast, procedura, e cila mund të kalojë edhe përmes këshillimit psikiatrik të mbrojtjes ose kërkesës për ekspertizë të shëndetit të saj mendor, në të gjitha raste, me të gjitha akuzat ajo mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Të fundit

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Ndarja e jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Lajm i pabesueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lame, pas një operacioni në zemër. “Lajm i...

Zbulohet për herë të parë marrëveshja që Nuredin Dumani ka firmosur me SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke goditur njëra pas tjetrës grupet kriminale në vendin tonë. “Çelësi” i hapjes së...

Lajme të tjera

Web TV