3 orë marrje në pyetje/ Xhelal Mziu del nga SPAK: Rakip Suli është i terrorizuar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pothuajse 3 orësh marrje në pyetje, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka dalë nga SPAK.

Mziu u thirr në SPAK për të dëshmuar, pas një kallëzimi të bërë nga pasardhësi i tij, Rakip suli për shpërdorim detyre. Në dalje nga godina, Mziu deklaroi se Suli është i terrorizuar nga zgjedhjet e ardhsme vendore dhe se e fitoi bashkinë Kamëz vetëm me 6%, por nuk mund të thotë më shumë për shkak të sekretit hetimor.

“Rakip Suli është i terrorizuar nga zgjedhjet e ardhshëm vendore. E fitoi bashkinë me 6%. Unë u pyeta si deklarues nuk mund të jap më gjatë shpjegime për shkak të sekretit të hetimit”, ka thënë Mziu.

Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.  Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% ti kalojë bashkisë për banesa sociale.

Të fundit

Berisha nga Mirdita: Në 2007-2014 kishim rritjen më të lartë të popullsisë, por Rama…

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të përmbylljes elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, mitingun...

Marrëdhëniet Rusi-Kinë, Xi Jinping shkon këtë javë në Moskë për të takuar Putinin

Presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi këtë muaj për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores...

Ulsi Manja: Ishte merakosur Saliu për makinën e Noizy! E ka blerë me talentin e tij

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në takimin elektoral përmbyllës të fushatës në Lezhë i ka kthyer përgjigje edhe ish-kryeministri Sali Berisha për makinën luksoze...

Zyrtare: Bayern kampion, Harry Kane fiton trofeun e parë në karrierë

Bayern Munich feston nga "divani" titullin kampion të Bundesligës, të 34-tin në histori. Bavarezët barazuan 3-3 të shtunën me RB Leipzig, por barazimi 2-2...

Rama sulmon Shehajn: “Ai është ballist, por kur je mes bufit dhe kënetës…”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe partitë e reja në garën elektorale, duke i cilësuar si forca që s’kanë asgjë tjetër veç moshës të...

Lajme të tjera

Web TV