“Meta në 2 mars”, mediat ndërkombëtare: Do ketë transmetim live nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat ndërkombëtare nga të gjitha bota i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashkohen më 2 mars kundër “bandës së rilindjes, për të shpartalluar grushtin e shtetit”.

Më shumë se 156 media dhe agjenci ndërkombëtare prestiogjoze, mes të cilave Associated Press, Euronews, Voice of America, Washington Post, Msn, New York Times, Wall Street Journal, Washington Times, Radio Kina, Russia Today, Miami Herald, etj., kanë raportuar për thirrjen e Metës që të gjithë qytetarët të mblidhen në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu pritet që tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta ta raportojnë live një sërë agjensi prestigjoze lajmesh që kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm për ta transmetuar live. Mësohet se për pasqyrimin e saj do të ketë transmetime live nga Tirana, Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Deutche Welle, Associated Press, Euronews, Reuters etj.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë i bëri thirrje popullit shqiptar të tubohen nê 2 mars kundër qeverisë së drejtuar nga mazhoranca e majtë, të cilën ai e akuzon për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe për lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për shtyp se shpreson që qytetarët të vijnë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në 2 mars. Ai tha se atë ditë ai planifikon të nënshkruajë dekretin e tij të parë kundër asaj që ai e cilëson si një grusht shteti”, – raporton ndër të tjera Associated Press.

Të fundit

Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin...

“Eshte shtatzenë” -Don Xhon flet për herë të parë për marredhënien me modelen ruse

Reperi i njohur Don Xhon ka folur për marrëdhënien me ish-partneren e tij, modelen ruse Ariana Lirey. Ai është shprehur se lidhja e tyre ka qenë shumë...

Aksident i rëndë, dyshohet per dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat. Nga përplasja e dy makinave dyshohet për dy viktima, xhaxha e nip./K.K

“Kosova nuk ka asnjë përparim ndërkombëtar”

Pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e përfundoi Kosova vitin 2024. Lidhur me këtë analisti Mentor Nazarko...

Biden e bllokon shitjen e kompanisë amerikane të çelikut, U.S. Steel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka hedhur poshtë një marrëveshje të propozuar nga firma japoneze, Nippon Steel, në vlerë gati 15...

Lajme të tjera

Web TV