Donte të kalonte në Britani 200 emigrantë me kamion, arrestohet shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është dënuar me 8 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Luan Braha, pronar i një prej lavazheve me emrin ‘Bosi’ në Britaninë e Madhe tentoi të trafikojë emigrantë shqiptarë nga Belgjika për në vendin ishullor, duke përfshirë mes tyre edhe fëmijë të cilët i drogonte në mënyrë që të ishin të qetë përgjatë udhëtimit.

Braha përdori mjediset e lavazhit të tij në Staffordshire për të hartuar planin e tij të trafikimit të emigrantëve shqiptarë.

38-vjeçari, nga Maqedonia e Veriut, donte të sillte deri në 200 emigrantë në Britaninë e madhe duke i ngjeshur në pjesën e pasme të kamionëve. Ata do të paguanin më shumë se 5 mijë paund për udhëtimin.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, Braha diskutoi se si fëmijët mund të drogoheshin për të qëndruar të qetë përgjatë rrugës që nga Belgjika deri në Britaninë e Madhe.

Por planet e tij dolën në dritë kur hetuesit nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar të West Midlands (ROCU) kuptuan se ai ishte organizatori i trafikimit të emigrantëve.

Më pas Braha u arrestua në lavazhin e tij edhe pse ai kundërshtoi planet për të trafikuar emigrantë.

Sipas dosjes së prokurorisë angleze, Braha përdori lavazhin e tij për të krijuar njohje me elementë kriminalë në mënyrë që të ekzekutonte planin e tij për trafikimin e emigrantëve. Policia i vendosi përgjues duke zbardhur bisedat e Brahas për trafikimin e emigrantëve.

“Ishte e qartë se Braha ishte organizatori kryesor dhe po bënte haptazi marrëveshje për të kontrabanduar njerëz në Britaninë e Madhe kundrejt pagesës pa marrë parasysh sigurinë e tyre”, shkruhet në dosjen e prokurorisë.  Gjykata e dënoi shqiptarin me 8 vjet burg.

Të fundit

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lajme të tjera

Web TV