Vettel tregon emrin e pasuesit të tij te skuadra Aston Martin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të marrë pak ditë më parë nga Sebastian Vettel për t’u tërhequr nga garat e Formula 1, ka nisur një “garë” e fortë jashtë piste se cili do të jetë zëvendësuesi i tij te skuadra e Aston Martin. Vetë Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, i ka sugjeruar skuadrës emrin e patriotit të tij, Mick Schumacher.

“Të mërkurën kam biseduar me pronarin e skuadrës së Aston Martin dhe kemi diskutuar edhe në lidhje me atë se cili do të jetë piloti që do të më zëvendësojë. Unë i dhashë mendimin tim, duke sugjeruar Mick Schumacher. E pranoj që ndoshta mendimi im mund të mos duket objektiv, pasi jam shumë i lidhur me të”, -tha Vettel.

Duke argumetuar këtë zgjedhje, piloti gjerman shton: “Është një pilot i ri, që mëson shumë shpejt, ndërsa të tjerët qëndrojnë në vendnumëro. Ka cilësi, është i ri dhe i talentuar pavarësisht se i mungon përvoja. Gjithsesi, ky është mendimi im, pasi vendimin do ta marrë skuadra”.

Kandidatë janë edhe Nico Hulkenberg dhe Oscar Piastri.

Të fundit

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Lajme të tjera

Web TV