Balluku: Pista e aeroportit të Rinasit do të zgjatet në anën jugore!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Pjesë e investimeve për Aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës janë edhe 4 vendqëndrimet e reja të avionëve. Kryeministri Edi Rama së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektuan në terren, këto investime. Balluku tha se ka nisur puna për zgjatjen e pistës.

“Jemi në Aeroportin e Rinasit, në zonën fundore, pra në veri të tij, ku koncesionari ashtu sikundër ishte angazhuar ka ndërmarrë një investim të rëndësishëm për ndërtimin e katër vendqëndrimeve të reja. Aeroporti i Tiranës ka pasur 17 të tillë, por edhe për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve gjatë vitit 2022, një rekord mbi 48% më shumë se në vitin 2019 që klasifikohet viti më i mirë para pandemisë. Për këtë arsye janë përshpejtuar të gjitha investimet, e gjithë puna që u desh bërë për ta dorëzuar sa më parë e për ta pasur gati të muajin gusht që shënon edhe pikun e numrit të avionëve dhe pasagjerëve në aeroport.Tashmë ka një fluks, i cili qëndron gjatë gjithë 24 orëshit. Nuk kemi më orare më të ngarkuara apo më pak të ngarkuara kështu që shtimi i këtyre 4 vendqëndrimeve, i jep një zgjidhje shumë të rëndësishme, jo vetëm për këtë sezon, por gjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë vitit.” – shpjegoi Balluku, e cila shtoi se ka nisur puna për  zgjatjen e pistës.

“Do zgjatet në anën jugore, po mundohemi që të akomodojmë spostimin e tyre pa krijuar problematika përsa i përket shpërndarjes së ujit apo disa pjesë që kemi atje edhe të tensionit të lartë dhe OSHEE.” – tha ajo.

Ndër të tjera shtoi se është e nevojshme riveshja e pistës. “Kjo kërkon riorganizim të fluturimeve gjatë dimrit. Ky është process i vështirë se kërkohen intervale 8 orarëshe pa fluturime dhe kjo është e vështirë për Tiranën. Terminali i ri shton kapacitetet e aeroportit me disa mijëra metra katror”, tha Balluku.

Lexo edhe :  PD feston postimin e gazetarit, Rama vijon talljen: "Mendova se u hoq non grata, por..."

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV