SHBA vret me dron liderin e Al Kaedës, Biden: Drejtësia u vendos!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan. Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

“Unë autorizova një goditje precize që do të largonte nga fusha e betejës, një herë e përgjithmonë,” tha Biden. “Tani drejtësia është vendosur dhe ky udhëheqës terrorist nuk është më”, tha presidenti.

Zawahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Zawahiri po strehohej në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me familjen e tij, tha Biden, dhe u vra në atë që një zyrtar i lartë i administratës e përshkon si “një sulm ajror të përshtatur saktë”.

Sulmi me dron u krye në orën 21:48 lokale të shtunën u autorizua nga Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.

Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Lexo edhe :  Nuk pajtohej me postimet e saj në TikTok, babai vret vajzën 15-vjeçare

Grupi kryengritës islamik mori kontrollin mbi Afganistanin me 15 gusht pasi trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën dhe qeveria e mbështetur nga perëndimi në Kabul si dhe forcat e saj të sigurisë u rrënuan përballë sulmit taleban.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin në tetor të vitit 2001 dhe rrëzoi qeverinë e atëhershme talebane në Kabul, për ta ndëshkuar atë për strehimin e rrjetit terrorist al-Kaeda. Bin Laden dhe al-Zawahiri i shpëtuan operacionit ushtarak ndërkombëtar. Forcat e posaçme amerikane më vonë gjetën dhe vranë Bin Ladenin thellë brenda Pakistanit fqinj, në maj të vitit 2011.

Të fundit

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u...

Reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat pësojnë rënie

Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të...

SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak e bien në lumë, raportohet për të vdekur

Një aeroplan me 64 persona në bord u rrëzua në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në ajër me një helikopter të...

Historia e Vezuvit/ Shpërthimi shkatërrues në 79 pas Krishtit në një rindërtim të ri

Hulumtimet kanë rindërtuar shpërthimin e tmerrshëm 32-orësh të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili çoi në shkatërrimin e Pompeit dhe Herculaneum.   Shpërthimi i...

Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Nga Arben Pandi Cici Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Sot besimtarët ortodoksë të Shqipërisë,...

Lajme të tjera

Web TV