Ç’po ndodh në Rinas? Mblidhet task-forca për Koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Task-Forca e ngritur ndaj Koronavirusit do të mblidhet mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen për t’u mbrojtur nga koronavirusil si dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Shqipëria i frikësohet një përhapje të Koronavirusit në vendin tonë pasi në Italinë fqinje numri i të prekurve ka arritur në shifrën 152. Për këtë arsye, sipas autoriteteve shqiptare janë shtuar masat në pikat kufitare me dyfishimin e personelit mjekësor dhe me ambiente të posaçme intervistimi për personat që vijnë nga shtetet me risk.

Në aeroportin e Rinasit, në portet si Durrësi dhe Vlora si dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar janë shtuar edhe masat mbrojtëse, me dizifektues, maska dhe dhoma izolimi provizore pranë këtyre pikave, për t’u spostuar më tej në karantinë spitalore nëse është e nevojshme.

Autoritetet në kontrollin e tyre u japin një prioritet të ardhurve nga Kina, apo që kanë pasur edhe numrin më të madh të viktimave dhe të të prekurve nga koronavirusi, por tashmë edhe nga Italia,  Gjermania, Turqia etj.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV