Coronavirusi/  Merkaj: Ja masat që ka marrë policia kufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Departamentit për kufirin dhe emigracionin në Policinë e Shtetin Eduard Merkaj bën të ditur masat që ka marrë policia e shtetit dhe të gjitha pikat e kalimit kufitar në lidhje me coronavirusin. “Nëse do të flasim për pjesën e Aeroportit  e Rinasit, kemi një numër të shtuar personeli, janë përcaktuar korridoret për linjat me risk, apo shtetet me risk, ku kryhen edhe kontrollet.

Masë shtesë janë marrë  edhe në lidhje me trajnimin e përbashkët me të gjithë punonjësit e policisë, që nga masa parake deri në etapën e fundit, kontrolli nga mjekët. Janë përgatitur pyetësore për të marrë informacionin e duhur për ata shtetas që vijnë nga vende ku është shfaqur coronavirusi. Masat nuk janë marrë vetëm në Rinas por edhe në të gjithë pikat e kalimit kufitar. Në vijim të masave shtesë kemi bërë takime edhe me shoqatat e udhëtarëve, të cilat na vënë në dispozicion listën e udhëtarëve dhe vendet nga vijnë. Për këtë periudhë nuk ka rezultuar asnjë rast”-tha Merkaj.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV