“Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte”, Armina rrëfen njohjen me Shkëlzen Berishën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Së fundmi ajo ka postuar në Instastory një ‘Ask’, për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj këtë herë lidhur me dashurinë. E padyshim që ka shumë kuriozitet lidhur me historinë e saj të dashurisë me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Disa prej tyre, blogerja i është përgjigjur me një seri Instastory-sh ku ndër të tjera tregoi dhe se kanë plot 9 vite lidhje.

Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtar, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë. Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët.

Para pak javësh, një nga temat në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ku përgjatë këtij sezoni, Armina ishte bashkëprezantuese kishte të bënte lidhur me puthjet në publik dhe bukuroshja u shpreh kategorikisht kundër çifteve që e bënin këtë. Kjo deklaratë e blogeres shkaktoi disa kundërshtime në studio.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtur paksa intimitetin mes tyre.

Të fundit

Burgerat Artizanale që sfidojnë shijet e zakonshme

Në zemër të Tiranës, ku gastronomia është në zhvillim të vazhdueshëm, Delibros është vendi ku dashamirësit e ushqimit të...

Bllokohet për disa orë X, rrjeti social i Elon Musk

Rrjeti social i Elon Musk, X,  i njohur më parë si Twitter, nuk funksionoi për disa orë mëngjesin e së hënës. Pati mijëra raporte...

Probleme të mëdha me shëndetin mendor? Flet për herë të parë këngëtarja e njohur

Lady Gaga së fundmi foli në një podcast të New York Times, për luftën me shëndetin mendor që e kaloi disa vite më parë. Ajo...

SHIFRAT për çdo zonë / Tjetër rritje e çmimeve të banesave në Tiranë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025. Sipas revistës Monitor, çmimet e apartamenteve në muajin shkurt...

Një muaj në qeli, reagon Veliaj: Nesër do mbroj veten dhe familjen!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sërish një reagim teksa është bërë një muaj që po qëndron në qeli. Teksa ditën e...

Lajme të tjera

Web TV