Pushteti lokal në “faliment”, qeveria merr dy bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pamundësi për të administruar bashkitë nga kryetarët e saj, qeveria ka planin B: “shpalljen e falimentimit dhe marrjen në dorëzim të bashkive”. Vora dhe Kavaja pritet të jenë bashkitë e para që do të administrohen nga të “dërguarit e qeverisë”. Disa njësi administrative janë me bilance negative pasi kanë borxhe të shumta ndaj institucioneve shtetërore, por edhe probleme në pastrimin e qyteteve.

Kryeministri Edi Rama shpesh herë kur ka qenë në takim me kryetarët e bashkive ka bërë presionin se në paaftësi për të drejtuar institucionin e bashkisë, Qeveria merr në dorëzim bashkinë për ta administruar vetë. E kështu Qeveria do të marr në administrim dy bashki, atë të Kavajës dhe të Vorës. Ministria e financave po përgatitet të marrë në administrim disa njësi të pushtetit vendor, të cilat janë në faliment për shkak të mungesës së aftësisë paguese. Financat në mënyre zyrtare shpalleen kriteret e përzgjedhjes dhe fillimin e procesit të aplikimit për administratorët e njësive të vetëqeverisjes vendore (NJVQV-ve) që mund të jenë në kushtet e vështirësive serioze financiare apo paaftësisë paguese. Ministria e Financave ka shpallur një konkurs me disa kritere për personat që do të marrin në administrim njësitë e pushtetit vendor. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një takim që zhvilloi më herët me kryetarët e bashkive bëri me dije se, në vështirësi financiare serioze paraqiten Bashkia e Vorës dhe ajo e Kavajës. Ibrahimaj ju la afat bashkive me probleme financiare deri më datë 15 korrik për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave, por duket se bashkitë nuk e morën seriozisht këtë paralajmërim. Një javë më vonë me 22 korrik Ministria e Financave shpalli konkursin për administratorët që do marrin në dorë qeverisje reale të bashkive në faliment. Sipas kritereve që ka vënë Ministria e Financave, aplikanti për administrator duhet të jetë i arsimuar në shkencat ekonomike ose juridike me master shkencor, të ketë së paku 10 vite eksperiencë në administratën publike, të ketë njohuri të thelluara në fushën e menaxhimit të financave publike në nivel vendor dhe gjithashtu nuk duhet të ketë konflikt interesi me njësitë e qeverisjes vendore. Personat e interesuar mund të aplikojnë deri në fund të muajit gusht. Pak ditë më parë në një takim me kryetarët e Bashkive Kryeministri Rama i paralajmëroi, se do nisë një fazë shtrëngimi, ku nuk do të ketë më tolerancë për bashkitë që thellojnë më tej borxhin. Ai paralajmëroi se bashkitë që nuk kanë disiplinë financiare do të merren nën administrim. Më herët parlamenti ka miratuar një kuadër ligjor, i cili ka përcaktuar kriteret që e klasifikojnë një bashki në vështirësi financiare dhe rastet kur këto bashki merren në administrim nga Qeveria qendrore, e cila duket se ka nisur procesin e emërimit të administratorëve të rinj për këto bashki.

Paralajmërimi i Ramës

Më 18 qershor kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë kryebashkiakëve se kush nuk ndryshon situatën nuk do të tolerohet më. Ai madje i paralajmëroi se Qeveria do t’ua marrë në administrim Bashkinë që nuk arrin të ketë stabilitet financiar. “Një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte të ma linte mua. Mua mi lënë lajmet e këqija. Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve në raport me disiplinën financiare. Do t’ua marrim bashkinë në administrim. Si ndodh në të gjithë botën. Ne nuk po kërkojmë diçka që nuk bëhet, që kërkon dhimbje të papërballueshme. Po kërkojmë disiplinë. Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe financiar fitimprurës. Është absolutisht i mundur, kërkon vetëm vullnet dhe vizion”, tha Rama ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe :  Arrestimi i Veliajt/ Rama: Nuk marr përsipër të jap pafajësi për askënd

Partia e Lirisë: Fakte të reja për shkeljet me inceneratorët

 

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë vijojnë denoncimet mbi inceneratorët, atë që opozita e cilëson si një aferë korruptive. Partia Demokartike akuzon qeverinë se po paguan për një proces që nuk është vënë në funksion, ndërsa Partia Lirisë shigjeton Ministren Balluku dhe Kryebashkiakun Veliaj se nuk kanë kryer monitorimin sipas ligjit të punës së inceneratorëve. Anëtaret e Partisë së Lirisë Briseida Shehaj dhe Silva Caka kanë zhvilluar një komunikim për mediat lidhur me çështjen e inceneratorëve. Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në këtë forcë politike, Brisida Shehaj tha se faktet e reja tregojnë se ka shkelje. “Kompania e ka të ndaluar të kryejë transaksione jashtë kontratës koncensionare. Gënjeshtrat e MIE janë shkruar me nxitim. Në shkresë që është kërkese për informacion drejtuar kompanisë kocensionare, kërkohet informacion nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Inspektimi financiar i MF ka lënë detyra që në dhjetor të 2020. Ministria e drejtuar nga Balluku kërkon informacion për 7 mars 2022 dhe pak ditë para se të vihej në sekuestro inceneratori i Fierit”, u shpreh Shehaj. Ajo tha se ministrat nuk dinin gjë kur miratoheshin koncesionet, ndërsa sipas saj ata ende në monitorojnë se çfarë ndodh me këto kompani konçenasionare. Caka u shpreh se hetimet e Partisë së Lirisë për çështjen e inceneratorëve do të vijojnë. Opozita prej kohësh ka ngritur një sër akuzash drejtuar qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptimve e qeverisë. SPAK falë hetimeve për inceneratorët ka prangosur ish ministrin Lefter Koka dhe ish Deputetin Alqi Bllako, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe atij në Fier.

 

Boçi: Qeveria po vijon pagesat për incineratorë që nuk punojnë

Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë se po vijon pagesat për një incineratorë që nuk punojnë. Nga Elbasani, Deputet i Partisë Demokratike ka vijuar serinë e akuzave për atë që nga opozita konsiderohet si afera e inceneratorëve. “Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku “Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna? Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua? Ne mendojmë se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit”, u shpreh Boçi.

 

 

Të fundit

Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore...

Të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit/ Berisha uron bashkëshorten: Gëzuar Shën Valentinin!

Sali Berisha ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto me...

KLP thirrje mediave: Raportoni drejt çështjet që lidhen me drejtësinë!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka bërë thirrje ditën e sotme mediave që të tregohen të kujdesshme dhe objektive, lidhur me raportimet që...

Dega e OBSH në Evropë mbështet paralajmërimet për kancerin në shishet e alkoolit

Alkooli i shitur në Bashkimin Evropian duhet të ketë të vendosur paralajmërimin për lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit, ka thënë dega evropiane...

Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Kryetari i CSU, mik i mirë i Shqipërisë

  Konferenca e Sigurisë po zhvillohet në Mynih me pjesëmarrjen e liderve botëror. I pranishëm është edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili në...

Lajme të tjera

Web TV