Coronavirusi/ Audioja në Whatsapp, prokuroria nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me audion e shpërndarë në Whatsapp e një vajze, dje, sipas së cilës vjehrra e motrës së saj konfirmonte 12 raste në Shqipëri dhe se shteti e fsheh është e pavërtetë.

Në mbrëmje vajza kërkoi që mesazhi zanor të fshihej pasi, ishte i pa vërtet. Në mesazhin e dytë ajo shprehej se ishte thirrur për të dëshmuar në polici. Pak orë pasi qarkulloi audioja  Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një informacion i tillë është falso, i cili është shpërndarë nga një person i paidentifikuar ende për motive të paqarta, dhe qetëson të gjithë qytetarët se do të jetë transparente me shifrat në rast se do të ketë persona të dyshuar.

NJOFTIM PËR SHTYP I PROKURORISË

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme.

Lexo edhe :  Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.

 

Të fundit

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të...

46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka...

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e...

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet e kaluara. Fluksi i udhëtarëve...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Lajme të tjera

Web TV