Sot në orën 14:00 do të zhvillohet derbi mes Tiranës B dhe Partizanit B të vlefshëm për kampionatin e Kategorisë së Dytë.
Ky takim do të zhvillohet në kompleksin “Skënder Halili” dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është rikthimi i Esat Malës, i cilin që prej fillimit të këtij sezoni nuk është lejuar të luajë për shkak të mosrinovimit të kontratës nga ana e lojtarit.
Lojtari i “Demave” do jetë titullar në takimin e sotëm dhe do aktivizohet me ekipin e dytë që të arrijë një rezultat pozitiv në këtë derbi raporton Panorama sport.
Duhet theksuar se ky aktivizim i hap rrugë Malës, që të luajë dhe me ekipin e parë, në ndeshjet e ardhshme të kampionatit./Fjala.al/