Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ul me katër lekë naftën, rrit benzinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja. Bordi ka ulur me katër lekë çmimin e naftës, ndërsa ka rritur me 1 lekë çmimin e benzinës. Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i nëjtë, 80 lekë për litër.

Nafta do të shitet me 216 lekë/ litri nga 220 lekë/ litri. Ndërkohë, benzina nga 199 lekë do të shitet në 200 lekë për litër.

                      Ishte                 Bëhet
Nafta            220 lekë/litër    216 lekë/litër
Benzina       199 lekë/litër    200 lekë/litër
Gazi             81  lekë/litër      80  lekë/litër

Njoftimi i plotë:

Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018 dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).

Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund ti tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit.

Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

a. Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve

• 204 Lekë/litri për gazoilin;

• 188 Lekë/litri për benzinën;

• 68 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

b. Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve

Lexo edhe :  Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

• 216 Lekë/litri për gazoilin;

• 200 Lekë/litri për benzinën;

• 8 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Të fundit

Leopardi Arab në Rrezik: Event i Veçantë për Ndërgjegjësim në Kopshtin Zoologjik

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur se leopardi arab është në rrezik zhdukjeje, duke e futur këtë specie...

Çfarë do të ndodhë me jetën pas daljes në pension?

Pensioni është një moment paradoksal që është i mirëpritur në të njëjtën kohë si një arritje e madhe dhe një humbje e madhe. Pikërisht...

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës. Komisioni Qendror i...

Kaos përpara startit të derbit Partizani-Tirana, në “Arenën e Demave”, ndërhyn policia

Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”. Përpara...

Anija e sekuestruar me 670 tonë naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), ka arrestuar një inspektor policie dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nxorën naftë nga anija...

Lajme të tjera

Web TV