Kandidatët që priten të zënë pankinën e Partizanit, mes tyre tre italianë dhe një kroat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkarkimit të Dritan Mehmetit, e gjithë vë mendja e opinionit sportiv dhe tifozëve të Partizanit bie te pasuesi i tij në stol.

Në skenë menjëherë hynë disa alternativa, me klubin, që po shqyrton një sërë emrash përpara se të vendosë për stolin. Siç mëson gazeta, thuajse e sigurt është se strategu i ri i Partizanit do të jetë një italian, një vend i preferuar në të shkuarën për këtë post, ku gjithashtu drejtori Elton Marini ka lidhje mjaft të forta. Të kuqtë kanë në tavolinë edhe emrin e një kroati.

Xhovani Kolela – Ish-trajneri i Apolonisë për 7 ndeshje para dy vitesh mund të rikthehet në Shqipëri, këtë herë me një klub me pretendime shumë të ndryshme nga fierakët.

55-vjeçari shihet si favoriti për postin e trajnerit edhe për shkak të bashkëpunimeve në të shkuarën me Marinin, drejtorin aktual të “demave”. Kolela ka një karrierë të pasur me disa klube në Serinë C si Siena, Viçenza, Renate apo Komo. Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Lenjago Salus, nën drejtimin e së cilës ra në Serinë D.

Serse Kozmi – Është padyshim emri më prestigjioz në listën e Partizanit. 64- vjeçari ka drejtuar ekipe të mëdha në Serinë A dhe B si Xhenoa, Udineze, Breshia apo Krotone, ku ishte edhe aventura e fundit.

Për rreth një vit ai është i papunë. Para finales së Ligës së Konferencës Kozmi është takuar me presidentin Demi dhe nga ajo që mësohet ai ka premtuar se do të vijë te Partizani nëse nuk gjen ekip. Megjithatë, duke parë emrin e madh të Kozmit, duket pistë shumë e vështirë.

Silvio Baldini – 63- vjeçari është gjithashtu një emër me mjaft peshë në futbollin italian, megjithëse jo në përmasat e Kozmit. Baldini në sezonin e fundit ngjiti Palermon në Serinë B dhe më pas u largua.

Lexo edhe :  La Liga, Barcelona përmbys Realin dhe “vret” kampionatin

Partizani e ka në listën e preferencave, por rruga për tek ai duket malore. Gjithsesi, Partizani ka treguar se di ta lëshojë dorën në situata të tilla dhe nuk përjashtohet aspak si mundësi. Madje është tërësisht në lojë.

Tomislav Stipic – Është i vetmi joitalian në lojë. Kroati, i cili në të shkuarën ka drejtuar klube si Grasshoper e Slaven Belupon i është sugjeruar presidentit para disa ditësh, por ende nuk është vendosur përfundimisht nëse do të nisin bisedimet me 43-vjeçarin.

Të fundit

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë fituese në këtë bashki është...

Lajme të tjera

Web TV