Koncert në Gjermani për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

-Filipi, Koço dhe Agroni-

Janar 2000.
Aeroplani preku tokën e gjermanëve.

Hapet dera. Njeri pas tjetrit zbritën tre humoristët.

Delegacionin e pritën një grup me kosovarë.

Puna ua donte të ishin të prerë.

Të vrejtur.
U pikonte zemra:

…ishin vrarë disa ushtarë të UÇK-së, ajka e djemërisë kosovarë.

Problemi ishte se mes humoristëve, serizoteti nuk pinte ujë.

Filipi ecte sipas fillozofisë:

Tragjiken nga komikja, një fije I ndan.

Filipi:- Sa vëllezër kosovarë janë vrarë?

Kosovari:- 6 djem! Si yje!

Filipi:- Si u vranë?

Dmth, ku i mori plumbi: në ballë si trimat?

Kosovari:- Të gjithë në lule të ballit!

Filipi:- Të gjashtë njëherazi i mori plumbi?

Kosovari:- Jo. Janë vrarë një nga një. Brenda muajit!

Filipi:- Nuk më pëlqen. Më kombëtare do të ishte të ishin vrarë të gjithë në një çast!

Koço:- Filipi ka të drejtë. Si u vrakan një nga një trimat kosovarë?

Ta dinim që në Tiranë, se djemtë e UÇK-së nuk ishin vrarë si trimat në tufë, nuk do të kishim ardhur në Gjermani!

Agroni:- E bëmë tërkuzë, mo! Ardhëm që ardhëm, mo vëllezër kosovarë, nuk na thoni:

çfarë do të bëjmë në tokë e gjermanit?

Kosovari:- Do të bëjmë një koncert.

Ju do bëni humor. Ne do këndojmë.

-Salla do jetë plot. Do mblidhen para.

Të gjitha paratë do të shkojnë për të ndihmuar familjet e dëshmorëve.

Koço:-Po ne, do marrin ndonjë para të gjermanit?!

Kosovari: -Edhe ju duhet të hidhni para për dëshmorët e kombit…

Filipi:- Nuk jam dakort. Ata u vranë për një qëllim. Edhe ne kemi një qëllim:

…me humor të fitojmë.

Kosovari:- Para të thata nuk ka. Do të merrni dhurata: këpucë, kostum, çorape…

Lexo edhe :  Është koha e përgjegjësisë dhe meritës në administratë...

Kur mbetën të tre, u tha Filipi:

-Po nuk u vra një nga ne, me plumb në lule të ballit, nuk ka marka!

-Po halli?

-Kam një ide për skeç. Koçon, që është më i bukuri, e veshim si luftëtar i UÇK-së.

Agroni, luan rolin e oficerit sërb… -Vazhdoi Filipi. –

Koçoja shkruante skeçin.

Nis koncerti. Buçet kënga : “Xhamadani vija vija”

Fiken dritat. Hapet perdja.

Në mes të skenës një luftëtar i UÇK me tomson në dorë. (Koço.)

I del përpara një oficer serb ( Agroni). Në duar një kallash-prodhim rus.

-Ndal! Kush kalon?

-Trim nga Kosova. Ushtar i UÇK-së?

-Largohu! -Tha sërbi.-Kosova është djep i Serbisë!

-Djepi i satëme! Rroftë Kosova. Roftë Rugova. Jetë të gjatë Obamës.

Serbi qëllon. Koço bie. Ngrihet. Flet nën zë:

-Agron duhet të më qëllosh në ballë! Ndryshe ska marka!

Një krismë e dytë. Koço me shalë përpjetë. Në mes të ballit një njollë gjaku…

Nuk dimë si u prit skeçi në skenë. Nuk kemi vidjo.

Duke shkruar librin :”Koco Devole”, mes letrave gjeta skanarin “ Luftëtari i UÇK dhe sërbi”. Ideja Filip Çakuli. Shkroi: Koço Devole.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV