Ish-lojtari i Lazios tregon sherrin me Igli Taren/ “Po të pashë në rrugë do të q*”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Libor Kozak është kthyer pas në kohë dhe ka sjellë në kujtesë sherrin që lindi mes tij dhe Igli Tares. Lojtari çek ka rrëfyer momentin kur dëshironte largimin drejt Aston Vilës në vitin 2013.

Marrëveshja nuk po arrihej dhe Kozaku tregon se mori guximin të përballej me Igli Taren, duke e ofenduar këtë të fundit. Por shpejt e kupton sa gaboi, teksa drejtori sportiv shqiptar reagon menjëherë duke e kapur për qafe dhe duke i bërtitur.

“Për kartonin tim donin gjithnjë e më shumë para, madje 10 milionë euro.

Dhe kështu marrëveshja nuk u mbyll. Tare më qetësoi, ai tha se përfundimisht ata do të uleshin me drejtuesit e Aston Vilës për të mbyllur marrëveshjen. Por asgjë për të bërë, kështu që unë shkova te drejtori sportiv. U takuam në garazhin e qendrës së trajnimit.

Mora frymë thellë dhe fillova ta shaj me gjithë fuqinë time. “Nëse të takoj në rrugë dhe më kërkon ndihmë, do të të q*!”.

Ende ndjej dhimbje për këtë qëndrim. Pas pak më kapi nga qafa dhe filloi të bërtiste. Ai tha se dikush si unë nuk duhet të lejohet t’i tregojë disa gjëra. Kishte njerëz të tjerë rreth nesh, por ata bënin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Pas pesë minutash mbaroi gjithçka. Shkova në shtëpi dhe qava.

Kaluan disa orë dhe Tare më telefonoi dhe më tha që kalimi te Aston Vila ishte bërë. Fjalët e sharjeve dhe zënkat nuk duhen pothuajse asnjëherë, por ndonjëherë duken e vetmja zgjidhje. Sidomos në Itali.

Më pas lexova në gazetë se drejtori sportiv më uroi më të mirat për aventurën time të re dhe se isha një profesionist i madh”, ka rrëfyer Libor Kozaku.

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV