Dasma tradicionale shqiptare bëhet virale, ja çfarë shkruan Reuters

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dasmë shqiptare në fshatin Lubinjë e Ulët në Prizren,  ka bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare.

Reuter i ka bërë jehonë dasmës së Melsid Rexhepit me Melissa Guerrero nga SHBA-ja.

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Donje Ljubinje, afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme. Aq shumë ajo ëndërronte të bënte një dasmë të ngjashme vetë, saqë e bëri.

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë dhe me pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo lidhi kurorë Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë. Ai ishte shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara.

“Kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur me detaje dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë,”-tha Melissa, e cila ka lindur në Meksikë përpara se familja e saj të emigronte në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 11 vjeç. Ajo u takua me Melsidin në shkollën fillore në Çikago.

Popullsia e Donje Ljubinjes është përgjysmuar në rreth 3,000 banorë. Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar për dasma pasi shumë njerëz me lidhje me fshatin kthehen për të vizituar vendin e tyre. Megjithatë, çdo vit janë gjithnjë e më pak persona që dëshirojnë këtë lloj dasme tradicionale dhe ka mbetur vetëm një femër që bën grimin.

Lexo edhe :  Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

 

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV