Chelsea me sytë nga Icardi, e gatshme të paguajë 70 milionë euro për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Mauro Icardit, nëse do të qëndrojë te PSG-ja apo do rikthehet te Interi nuk dihet ende.

Sulmuesi u huazua te kampioni francez nga Interi deri në fund të këtij sezon, por PSG ende nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare të tij. Për këtë arsye shume klube të tjera janë duke shfaqur interes për të.

Juventus dhe Chelsea kanë shfaqur interes të madh dhe duket se ai nuk ka të ardhme te Interi, pasi trajneri Antonio Conte nuk e pëlqen argjentinasin.

Sipas “The Sun” londinezët janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe janë gati që të shpenzojnë 70 milionë euro për të në verë.

Frank Lampard do që ta ketë në skuadër dhe ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e 27-vjeçarit.

Ndonëse nuk është një titullar i rregullt te Parisi, në 28 ndeshje Icardi ka shënuar 19 gola dhe ka bërë katër asistime./Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV