Areti Beruka mohon zërat: Spitali i Kavajës nuk është vendi i karantinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor në Tiranë, Areti Beruka, ka deklaruar se është caktuar një strukturë spitalore e cila do të përdoret si një vend për karantinë, por ende nuk është caktuar emër se ku do të jetë. Ajo ka theksuar se ku vend nuk do të jetë spitali i Kavajës.

Në dijeninë time di që është një strukturë spitalore, nuk e di që është caktuar Kavaja. Nuk ka nevojë të bëhet politikë me këto emërime. Është një strukturë spitalore dhe përderisa ne flasim nuk ka asnjë rast nuk mund të them emër.

Karantina është një vend që izolohen pacientë të shëndoshë të cilët marrin shërbimin e duhur. Nëse kemi një person që identifikohet personat që kanë pasur një kontakt të tillë ka dhe rastin kur vetë personi mund të karantizohet”, tha Beruka në studion e Abc News.

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetsor  është shprehur se të gjithë institucionet përkatëse kanë marrë masat e duhura në lidhje me identifikimin e dhe parandalimin e rasteve të dyshuara me koronavirus. Ajo është shprehur se po bëhet një panik galopant pa qenë e nevojshme, pasi sipas saj deri më tani nuk kemi asnjë rast të dyshuar ne vendin tonë.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se laboratorët e ISHP janë në gjendje të identifikimit të provave në lidhje me rastet e koronavirusit.

Po ndodh një panik galopant kot, pasi deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Mjekësia flet vetëm mbi bazë të fakteve nga gjashtë rastet që janë dyshuar dhe janë analizuar në Institutin e Shëndetit Publik kanë dalë negativisht, ndërsa një rast është akoma në proces dhe ne nuk mund të themi është apo nuk është. Laboratoret e ISHP janë në gjendje që të nxjerrin rezultatet për koronavirusin.

Nuk është rasti i parë në botë me këtë epidemi, është një grip që është emëruar me emrin koronavirus, ne kemi pas dhe herë të tjera përhapje epidemish, por nuk kemi pas këtë lloj panikosje, por mendoj se për këtë ka pasur ndikim dhe media. Nuk është mënyra për të bërë politike. Protokollet e përdorura janë në bazë të OBSH-së. Në bazë të statistikave në të gjithë botën vdekshmëria është në 2 % dhe më e ulët ndoshta se viruset e tjera. Është një virus që përhapet shpejt dhe ka rëndësi të merren masat e nevojshme dhe duhen marrë masat nga ana njerëzve siç mund të jetë larja e duarve që ndikon dhe në uljen e numrit të viruseve të tjera”, tha Beruka.

Të fundit

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

Lajme të tjera

Web TV