Albërie Hadërgjonaj vjen me këngë të vjedhur në festival

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albërie Hadërgjonaj ka qenë gjithmonë një këngëtare e dashur për publikun. Me zërin e saj të pëlqyer për vite me radhë, është hera e parë që këngëtarja lakohet për vjedhjen e melodisë nga  filmi “Cinderella-Above and Beyond”

Ka qenë blogeri Kostandin Feshti i pari që ka akuzuar Albërien duke shkruar: “Tani e kuptoj përse më pëlqeu kaq shumë  kjo këngë, sepse më ka pëlqyer që në 2014”

Ky postim i ka bërë njerëzit ta dëgjojnë këngën me vëmendje për të kuptuar nëse është e vërtet. Albëria nuk  ka reaguar ende pas këtij lajmi. Kënga titullohet ”Ku ta gjej dikë ta dua”. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Timo Flloko, dhe muzika nga Adrian Hila. Asnjëri nga kjo treshe nuk ka reaguar për t’i kthyer përgjigje këtij postimi. Jemi në pritje për ta verifikuar këtë lajm.

Ky festival ka qenë i mbushur me polemika dhe kritika nga më të ndryshmet si asnjëherë tjetër. Deri në përfundimi të festivalit duket se njerëzit nuk do ndalen me komentet e tyre.

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV