Dashuria për Messin dhe Maradonën, napolitanët sfidojnë koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me qindra e mijëra napolitanë janë gjendur sot në sheshin para hotelit në të cilën është vendosur skuadra e Barcelonës. Ata kanë pritur derisa skuadra bleugrana ka dalë nga autobusi e kryesisht kanë pritur nën ovacione të forta daljen e Lionel Messit.

Si duket napolitanët në këtë 24 orësh, para se të nis sfida, një sfidë e lehtë në letër për spanjollët e Katalonjës, kujtojnë kohët e arta kur një tjetër argjentinas do ta rikthente qytetin e tyre ndër më të njohurit e botës së futbollit.

Kështu ata duket se duke pritur në atë mënyrë Messin dhe shokët e tij edhe pse janë kundërshtarë të Napolit, i çojnë mesazhin e dashurisë perëndisë së tyre, Diego Armando maratona. Historia e dashurisë mes tij dhe qytetit të Napolit është unike deri më sot dhe vështirë të arrijë dikush tjetër t`i afrohet për shkak jo vetëm asaj çka Maradona bëri për atë skuadër por edhe për cilësitë e tij të jashtëzakonshme.

E në kohën kur virusi i çmendur i ardhur nga Kina edhe në Itali ka bërë që më shuam se gjysma e vendit të kalojë nën masa të rrepta sigurie, napolitanët nuk pyesin po gjenden pikërisht aty ku ylli argjentinas, njeriu që thuhet se do të rrëzojë “Zotin” e tyre nga froni, do të kalojë natën.

Tifozët kanë pritur me kore të shumta zbarkimin futbollistëve të Barcelonës nga autobusi derisa erdhi radha e argjentinasit, duke shpërthyer në brohoritje për të. Këngët që i kushtoheshin Messit, por edhe ato të famshmet e viteve ’80 si “Ho visto Maradona”, pushtuan sheshin rrotull hotelit, ndërsa katalanasit futeshin nën masa të rrepta sigurie brenda ambienteve të hotelit. Gjithçka ndryshe nga ajo që përjetoi Real Madridi kur u ndesh me napolitanët në Ligën e Kampioneve, ku godina u rrethua dhe tifozët vërshëllyen gjatë Ronaldon dhe shokët e tij.

Lexo edhe :  Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Për përballjen e nesërme dhe për famën e argjentinasve më të mirë të historisë së futbollit ka folur edhe një prej lojtarëve më të njohur të Napolit, Lorenzo Insinge, i cili teksa foli për ndeshjen dhe edhe mendimet e tij mbi dy argjentinasit: Nëse Maradona është perëndia e futbollit, Messi është më i miri i historisë! n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Ben Andoni: A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e...

Berisha largohet nga PD? Gazetari: Brenda partisë e dinë se po vjen fundi…

Gazetari Ardit Hoxha deklaroi në Euronews Albania se brenda kryesisë së Partisë Demokratike kanë kuptuar se Sali Berisha mund të largohet nga drejtimi i...

Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki. Në ceremoni morën pjesë...

Lajme të tjera

Web TV