Hapet gara për transformimin e Pallatit të Sportit dhe stadiumit ‘Selman Stermasi’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për t’i dhënë impuls programit ambicioz të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka ndarë herë pas here lajme të mira sa i përket investimeve për hapësirat sportive në kryeqytet.

Sot, teksa inspektonte punimet në Pistën e re Olimpike të Atletikës në Parkun e Liqenit Artificial, ka deklaruar se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumi “Selman Stermasi” do të jenë investimet e radhës për sportin.

“Ne do të hapim disa gara për të transformuar hapësira jashtëzakonisht të çmuara sportive të qytetit tonë. Gara e parë do të jetë për Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Nuk mund të kemi një hangar avionësh, që çfarë bie jashtë futet brenda, ashtu siç kishim një teatër prej tallashi, s’mund të kemi një pallat sporti prej kompensate. Pallati i Sportit duhet të jetë tamam një arenë .

Siç kemi ‘Arena Kombëtare’ për lojërat me këmbë, do të jetë dhe “Arena Kombëtare” për lojërat me dorë, volejbollin dhe për basketbollin. Nesër mund të përdoret edhe për koncerte, siç ndodh kudo në botë. Ne me një mini investim që kemi bërë tek Parku Olimpik te salla ‘Feti Borova’, i ka dhënë jetë qytetit. Imagjinoni të kemi një arenë profesioniste kombëtare, po sidomos në funksionon të qytetit të Tiranës tek ‘Asllan Rusi’”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se “Selman Sermasi” nuk do jetë vetëm një stadium për futbollin, por do shërbejë edhe për atletët.

“Atje do të mundohemi të reflektojmë pak mbi mënyrën se si i kemi bërë gjërat në të kaluarën, ku futbollit i është dhënë 100% e vëmendjes. Aty kemi një mundësi që ta përdorim edhe për atletikën. Do ruajmë fushën e futbollit dhe do vendosim që në fillim në kriteret e garës edhe pjesën e atletikës,” përfundoi Veliaj.

Lexo edhe :  Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Sakaq, Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës. Pista me 6 korsi është realizuar sipas standardeve të atletikës dhe është në pritje të certifikimit për t’u përdorur edhe si hapësirë për aktivitete ndërkombëtare.

Të fundit

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Lajme të tjera

Web TV