Të gjithë përveç Shqipërisë, po shmangin Italinë. Franca, karantinë për të kthyerit nga Lombardia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha shtetet e Ballkanit janë duke u bërë thirrje qytetarëve të tyre që të shmangin udhëtimet drejt Italisë dhe kryesisht drejt dy rajoneve më të prekura nga coronavirusi, Lombardisë dhe Venetos.

Një thirrje e tillë është bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa Serbia ka anuluar çdo aktivitet shkollor të nxënësve në drejtim të Italisë. Kroacia ka marrë masa edhe më të ashpra, ku përveç ekskursioneve shkollore, po kontrollon rreptësisht të kthyerit nga Italia veriore.

Sllovenia ka paralajmëruar se do të mbyllë kufijtë me Italinë nëse e sheh të nevojshme.

Franca ka njoftuar mbrëmë se do të fusë në karantinë të gjithë personat që vijnë nga Lombardia dhe Veneto, një masë ekstreme, por e nevojshme sipas autoriteteve për të shmangur përhapjen e virusit në vend.

Austria ka shtuar gjithashtu masat në kufirin me Italinë, ndërkohë që dy ditë më parë u pezullua përkohësisht lëvizja e trenave nga dyshimet se kishte një rast të infektimit.

Gjermania dhe Britania e Madhe nuk kanë marrë ende asnjë masë pezullimi në raport me Italinë, por kanë bërë publike këshillat për udhëtarët e tyre që synojnë të lëvizin drejt territorit Italian.

Ndërkohë, nga Shqipëria nuk ka ende asnjë masë parandaluese përveç disa kontrolleve që po bëhen në pikat kufitare. Autoritetet nuk kanë bërë thirrje për shmangien e udhëtimeve drejt Italisë, veçanërisht në Lombardi edhe Veneto. Edhe për të udhëtarët që vijnë nga këto dy rajone nuk raportohet për ndonjë trajtim dhe kontroll të veçantë në pikat kufitare.

Aktualisht raportohet për 229 persona të infektuar me coronavirus në Itali, ndërsa 7 të moshuar kanë ndërruar jetë pas infektimit.

Të fundit

Mbahen sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel...

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë...

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Lajme të tjera

Web TV