Me njoftimin e Manchester City për marrëveshjen me Borussia Dortmund disa muaj më parë, telenovela e Haaland kishte përfunduar pothuajse para se të fillonte.
Dihej ekzistimi i klauzolës së lirimit duke filluar nga vera e 2022-it, ndaj më shumë ishte çështja se ku do të përfundonte norvegjezi, sesa nëse do të largohej nga klubi verdhezi.
Në fund, e siguroi Pep Guardiola, i cili e nisi sezonin e një sulmi tjetër ndaj Champions League me një … më cyborg në ekipin e tij. Por në realitet lufta e parave për Haaland nuk ka përfunduar ende.
LAMTUMIRË NIKE
Këtë e sqaron TheAthletic, duke nënvizuar se nëse fanella e re e lojtarit është përcaktuar paraprakisht, ende nuk është e qartë se cilat këpucë do të mbajë norvegjezi në të ardhmen me uniformën e Cityt.
Haaland kishte në fakt një kontratë me Nike me vlerë një milion euro në sezon, e cila përfundoi pak kohë më parë dhe me vetëdije i la të hapura të gjitha opsionet për të ardhmen, me sigurinë se kompanitë e mëdha do të kishin bërë gjithçka për ta pasur si imazhin e tyre.
Një rrezik, nëse mund të përkufizohet si i tillë, i llogaritur shumë mirë, duke pasur parasysh se po zhvillohet një luftë e vërtetë… vëllavrasëse për të siguruar firmën e tij.
Kompanitë që po sfidohen, e panevojshme të thuhet, janë Adidas dhe Puma.
PUMA VS ADIDAS
Dy kompanitë gjermane janë rivalë të përjetshme, edhe pse janë themeluar nga dy vëllezërit Adolf dhe Rudolf Dassler. Dhe konkurrenca tani është shumë e lartë për të veshur këmbët e çmuara të Haaland. Puma ka në krah faktin e të qenit sponsor teknik i Manchester City-t, me një marrëveshje që u garanton Qytetarëve gati 70 milionë euro në sezon.
Por Puma nuk është marrë vesh me Adidas. Kompania me tre vijat dëshiron të sigurojë një nga yjet e futbollit të së ardhmes, duke pasur parasysh gjithashtu se Mbappe është tashmë një futbollist i Nike.
Për këtë arsye ofertat për Haaland janë të shkëlqyera, me kontrata dhjetëvjeçare që mund t’i sigurojnë norvegjezit 18 milionë euro në sezon. Gjithmonë nëse, me kalimin e kohës, nuk do të vijë një rritje.