Kroos dhe Modric me letra emocionuese pas largimit të Casemiros

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luca Modric, Toni Kross dhe Casemiro, tre musketjerët e mesfushës së Realit që kanë lënë gjurmë në dekadën e fundit me rreth 20 trofe të fituar, konsiderohen si “Trekëndëshi i Bermudës” në futboll.

Me largimin e brazilianit, mesfusha e “Los Blancos” nis të çmontohet dhe mbetet jetime pa një prej treshes së famshme dhe më shumë se të gjithë në skuadër, mungesën e tij do ta ndiejë gjermani që i dedikon ish-kolegut të repartit një letër speciale, lexojeni;

“Me ty i dashur Case, ishte e pamundur të mos derdhje djersë…në çdo situatë. Ti nuk doje të na lije të pushonim edhe në banjat turke madje. Takimet aty ishin një angari tjetër për ne sepse ndërsa pushonim, ti porosisje dikë që të kishe gati të gjitha veglat e palestrës. Ky ishte paralajmërim edhe për të rinjtë në skuadër sepse për ty edhe banja turke ishte një mënyrë për t’u stërvitur.

Do më mungosh shumë, si një profesionist, si një lojtar i kalibrit botëror, si një luftëtar që më ke shpëtuar nga situata të vështira disa herë, por mbi të gjitha si një person dhe njeri i mirë.  

Ne kemi shkruar një pjesë të historisë, dreqi ta hajë! Çfarë periudhe legjendare…

Tani rrugët tona sportive ndahen por miqësia jonë ngelet dhe unë të siguroj për këtë gjë.

Të uroj gjithë të mirat, shihemi së shpejti.

Të uroj shumë fat.

I juaji, Toni!

Nuk mungon me një letër të gjatë emocionuese edhe Luca Modric:

“I dashur Case, ende e mbaj mend debutimin tënd me klubin tonë… Sa nervoz ishe! Të kërkova të jesh i qetë dhe tani mendoj se çfarë kemi bërë, çfarë keni arritur! Ishte gjithashtu sezoni im i parë dhe asnjëri prej nesh nuk mund ta imagjinonte se çfarë kishte ruajtur futbolli për ne.

U bërë një lider i vërtetë për shokët e skuadrës dhe Realin e Madridit. Do ta kujtojmë gjithmonë këtë.

Kemi fituar shumë bashkë, por i ruaj me fanatitëm të gjitha momentet që nuk i kanë parë njerëzit, me punën e përditshme në Valdebebas, e sidomos me batutat, sepse keni qenë gjithmonë në humor madje edhe në momente tensioni apo kur ka pasur dështime.

Ato të qeshura me ty më dhanë qetësi. Ti ke qenë truproja më e mirë në botë. Do më mungosh shumë dhe të uroj më të mirat”.

Të fundit

Konferenca e jashtëzakonshme, Berisha lexon rezolutën e miratuar në PPE

Nga konferenca me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lexuar rezolutën e miratuar dje në PPE. “Dje në...

Bayern dhe Barcelona nisin garën në merkato për mbrojtësin që kushton zero euro!

Jonathan Tah ka tërhequr interes nga Barcelona dhe Bayern. Klubi katalanas ka muaj të tërë që e ndjek mbrojtësin gjerman të Bayer Leverkusen, kontrata e...

Rama: Ja sa para do të përfitojë Shqipëria kur të anëtarësohemi në BE

Në takimin e tij me qytetarët e Kuçovës, kryeministri Edi Rama, u kërkoi votën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, Rama...

Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

“Nuk është e vërtetë!” Delegacioni i BE mohon ndërhyrjen në raportin e OSBE/ODIHR

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përgënjeshtruar aludimet e disa mediave shqiptare, ku pretendohet se ambasadori Silvio Gonzato-s ka ndërhyrë në raportin paraprak...

Lajme të tjera

Web TV