Aksident në Berat, i moshuari përfundon poshtë rrotave të makinës, ndërron jetë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër aksident i rëndë me 1 viktimë është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Shoferi i një ‘fuoristradë’ ka përplasur për vdekje një të moshuar që udhëtonte me biçikletë.

I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

I plagosuri, Agron Toska,71 vjeç, u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe humbi jetën pak orë më pas.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Të fundit

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/Dërgohen në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën...

Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027. Vendimi u mor nga...

“France 24”: Përmeti, qyteti shqiptar ku çdo gjë përgatitet nga trëndafilat

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat mbizotërojnë, qofshin ato të përdorura për të bërë parfume, ujë me...

“Shqipëria nuk mori njollën e turpit”/ Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm

150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për...

“Mos u grindni djema”/ Politikanët në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk

Duket se jehona e përplasjeve mes Presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, ka mbërritur deri në Rusi. Sipas mediave të huaja, disa politikanë në...

Lajme të tjera

Web TV