Rrezikoi jetën për të shpëtuar motër e vëlla nga Kosova, rrëfimi i babait për heroin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Neçaj, vrojtues i plazhit në zonën Rana e Hedhun në Shëngjin, u kthye në hero pak ditë më parë. pasi shpëtoi nga mbytja vëlla e motër nga Kosova që po pushonin aty. Ai pati probleme me shëndetin pasi i shpëtoi sepse piu shumë ujë duke përfunduar në spital, por tani është jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj ngjarjeje, Familja Neçaj ka bërë një dedikim emocionues nëpërmjet rrjeteve sociale. Babai i tij, Tonin Neçaj ka rrëfyer gjithë ngjarjen nëpërmjet një postimi në Facebook duke dhënë detaje edhe për shëndetin e të birit.

Tonin Neçaj sqaron se Roberti, heroi që shpëtoi vëlla e motër nga Kosova, nuk ishte vrojtues në atë zonë, megjithatë, ai kishte ndërhyrë pasi pa që të rinjtë ishin në rrezik.

“Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti nuk ka qenë vrojtues në atë zonë. Ora ka qenë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv/President i Federatës së Vrojtuesëve të plazhit për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin. Dy adoleshentë kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë, në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun. Djalin e kapi epilepsia (sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet”, thuhet në rrëfimin e babait të Robertit.

“Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira dhe fillojnë të kërkojnë ndihmë. Por, si një ditë me pak reshje shiu, në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz. Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar, ndonëse e parashikonte rrezikun. Por “i mbyturi të mbyt”. I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit . Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë. “Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg. Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur! Faleminderit me përultësi të gjithëve!””, thotë më tej Tonin Neçaj.

Lexo edhe :  Marrëveshja/ Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia?

Pas gjithë kësaj situate, Roberti ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë, Robertit, në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore! Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme. Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve, vëlla e motër adoleshentë. Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës”, ka shkruar ai në facebook.

Në Shqipëri muajve të fundit ka pasur kritika në lidhje me mungesën e rojeve të plazhit. Së fundmi, ishte regjistruar një rast tragjik në Himarë, ku si pasojë e mjeteve lundruese ishte vrarë një vajzë e vogël.

Të fundit

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Lajme të tjera

Web TV