Balla: Drejtësia të nisë procedimin penal ndaj Berishës ‘non grata’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla në një prononcim për gazetarët tha se drejtësia duhet të nisë procedimin penal ndaj Sali Berishës.

“Non-grata është marrë Nga SHBA dhe nga Britania dhe qëllimi ynë është i qartë; i takon organeve të drejtësisë. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe së fundmi nga letra që i është dorëzuar Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementet korruptive dhe lidhjeve të tij politike që i takojnë drejtësisë.

Kjo nuk është çështje që adresohet në këtë paketë. Sa i përket asaj që kam thënë është se vazhdoj të mendoj se Berisha është përfaqësues i lartë i Partisë së Punës. Berisha ‘non grata’ çështja i takon drejtësisë, po bën pis Kuvendin. Drejtësia të nisë procedimin penal ndaj Berishës.”, pohoi ai.

Të fundit

Devoll, mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve paraprake,...

Arrestimi në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i Noizy

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, është ndaluar ditën e djeshme nga policia zviceriane sapo ka mbërritur në aeroport. Noizy...

Spartak Ngjela: Kush më shpjegon se si është pasuruar familja e Berishës?

Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë ekspertësh drejtojnë...

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është bërë me dije se gjatë...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

Lajme të tjera

Web TV