Po zmadhohet apo po zvogëlohet Toka?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Toka jep dhe merr vazhdimisht materiale me sistemin diellor që ndodhet rreth saj. Për shembull, pluhuri që kalon me shpejtësi nëpër hapësirë, e ​​bombardon rregullisht planetin tonë, ndërsa gazrat nga atmosfera e Tokës largohen rregullisht drejt hapësirës.

Po nëse Toka vazhdimisht po jep lëndë, si dhe merr materiale të reja, a është duke u zmadhuar apo zvogëluar? Për shkak të largimit të gazeve nga Toka hapësirë, planeti ynë – ose për të qenë më specifik, atmosfera e tij – është duke u zvogëluar thotë Gijom Gronof, ekspert i kësaj fushe në Qendrën Kërkimore të NASA-s në Virxhinia.

Megjithatë, Toka nuk po pëson një tkurrje në nivele të larta thekson ai. Planetët formohen nga grumbullimi, ose kur pluhuri hapësinor përplaset në të dhe shndërrohet në një masë gjithnjë e më të madhe.

Gronof thotë se meqë Toka u formua rreth 4.5 miliardë vjet më parë, një sasi e vogël grumbullimi vazhdoi të ndodhte në formën e meteorëve dhe meteoritëve, duke e shtuar masën e planetit tonë. Por sapo formohet një planet, nis një proces tjetër: arratia graduale e atmosferës.

Ky proces funksionon në mënyrë të ngjashme me avullimin, por në një shkallë të ndryshme, shprehet Gronof. Në atmosferë, atomet e oksigjenit, hidrogjenit dhe heliumit, thithin energji të mjaftueshme nga Dielli sa për t’u larguar nga atmosfera e Tokës.

Por si ndikojnë këto procese në masën e përgjithshme të Tokës? Shkencëtarët mund të bëjnë vetëm vlerësime të përafërta. “Sigurisht, ne jemi ende në kërkim të një përgjigje të saktë, pasi është e vështirë të matet masa e Tokës në kohë reale. Ne nuk e kemi peshën e Tokës në saktësinë e nevojshme, për të vlerësuar nëse Toka po humbet apo po fiton masë”-deklaroi Gronof për Live Science.

Por duke vëzhguar shkallën e meteorëve, shkencëtarët vlerësojnë se rreth 16.500 ton – sa një Kullë Eifel e gjysmë – grumbullohen në planetin tonë çdo vit, duke i shtuar masës së tij, thotë Gronof. Ndërkohë, duke përdorur të dhënat satelitore, shkencëtarët kanë vlerësuar shkallën e arratisë së gazeve në atmosferë.

Lexo edhe :  Kjo tabelë e qarkullimit rrugor po bën 'lëmsh' drejtuesit e mjeteve në Europë

“Kjo sasi është afro 82.700 ton ose sa 7.5 Kulla Eiffel”- tha Gronof. Kjo do të thotë se Toka po humbet rreth 66.100 tonë në vit. Ndërsa kjo sasi duket si shumë e madhe, në kontekstin e të gjithë planetit ajo “është shumë, shumë e vogël” thotë ai.

Duke përdorur vlerësimet për arratinë e gazeve atmosferike të bëra gjatë 100 viteve të fundit, Gronof llogariti se me një normë prej 60.000 ton atmosferë të humbur në vit, do të duheshin 5 miliardë vjet që Toka të humbiste tërësisht atmosferën e saj, nëse planeti nuk do të kishte asnjë mënyrë për ta rimbushur atë.

Megjithatë, oqeani dhe procese të tjera, siç janë për shembull shpërthimet vullkanike, ndihmojnë në rimbushjen e atmosferës së Tokës. Pra, do të duhet më shumë se 3000 herë më shumë se kaq –dhe afërsisht 15.4 trilion vjet – para se Toka ta humbasë plotësisht atmosferën e saj.

Dhe kjo thekson Gronof është rreth 100 herë sa jeta e Universit. Por shumë kohë përpara se të ndodhë kjo, Toka ka të ngjarë të jetë gjithsesi e pabanueshme për shkak të evolucionit të Diellit, që pritet të kthehet në një gjigant të kuq brenda rreth 5 miliardë viteve. “Pra, arratia e atmosferës nuk është një problem as në planin afatgjatë”- thotë Gronof. Pra ​ne mund të jemi të sigurt se madhësia në rënie e Tokës, nuk po e rrezikon jetën në planetin tonë.

Të fundit

Siri/ Forcat e sigurisë akuzohen për vrasjen e qindra civilëve

Forcat siriane të sigurisë dyshohet se kanë vrarë qindra civilë që i përkasin pakicës fetare alavite në vazhdimin e...

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe...

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Evropa po shikon drejt një realiteti të ri, ku SHBA-ja nuk është më shtylla kurrizore e NATO-s – aleancës që ka garantuar sigurinë e...

Zbuloni tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në...

Intervale të gjata me diell, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme duke bërë që dhe ditën e diel gjatë paradites të kemi...

Lajme të tjera

Web TV