Rrëfehet “heroi” i Shëngjinit: U zvarrita në breg, po më lanë aty, s’më ndihmoi njeri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Necaj, vrojtuesi i plazheve i cili bëri një gjest heroik ditë më parë në plazhin e Shëngjinit duke shpëtuar motër e vëlla nga mbytja, është rrëfyer për momentin e vështirë.

Ai ka rrëfyer momentet e vështira në det të hapur dhe sakrificat për të shpëtuar jetën e dy personave dhe të tijën. Neçaj rrëfeu se kishte marrë disa goditje nga adoleshentët nga Kosova teksa tentonte t’i nxirrte lart e për pasojë ishte zhytur në ujë disa herë.

“Ishin futur në një zonë shumë të rrezikshme, vajza po i thërriste vëllait të kthehej. Vëllai po dridhej, kishte kriza epilepsie. Motra po përpiqej të shpëtonte vëllanë. Papritur sulmohem nga motra me mjetin e shpëtimit që i kisha dhënë. Ishte goditje e pavullnetshme, ajo ishte duke u mbytur, u trondita. Më tej motra na zhyti të dyve në përpjekje për të shpëtuar. Më pas u godita edhe nga vëllai”,-ka deklaruar i riu.

Ai i kishte nxjerrë ata në breg por kishte mbetur thuajse pa shenja jete pasi askush nuk ishte ofruar për ta ndihmuar.

“Gjatë kthimit për në breg bie pa ndjenja në ujë, bien në dy gjunjë, dhe bie me fytyrë në ujë. Pasi i nxora me këmbë në tokë ata u larguan të dy nga vendi. Pasi rashë në ujë, s’më ndihmoi askush, ata ikën. Me sa duket kanë qenë duke u larë në një tjetër plazh, s’e di ku kanë qenë. Fëmijët janë larguar, ndoshta nga paniku, apo duke më parë mua në gjendje të rëndë, por fëmijëve s’u vë faj. Duke u zvarritur dola në breg, përfundova pa ndjenja”, shtoi ai.

Neçaj ka përfunduar se pasi u shpëtoi jetën të miturve nuk ka patur asnjë kontakt me ta apo familjarët e tyre dhe nuk ka marrë asnjë falenderim nga këta të fundit.

Të fundit

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk...

U nda me Ledri Vulën! A është gati Sara Hoxha për një lidhje të re?

Mesa duket, Sara Hoxha nuk është ende gati për një lidhje të re. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej...

Batutaxhiu Rama

Nga Namir Lapardhaja Sa herë që Edi Rama është në hall, ai e gjen menjëherë mënyrën për të dalë prej tij, duke lëshuar ndonjë batutë...

Sa kursime në lekë dhe euro kanë pasur shqiptarët

Në fund të vitit 2024, në banka qytetarët dhe bizneset kishin të depozituara në monedhën vendase 629 miliardë lekë. Krahas tyre në euro, që...

Cilat janë vendet ku mund të dërgohen palestinezët

Propozimi nuk është finalizuar, por Izraeli po bën gati planin për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Ministri i mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë që...

Lajme të tjera

Web TV