“Më ike ditën që më linde”/ Flori Mumajesi dedikim prekës për të ëmën e ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti shqiptar Flori Mumajesi, në ditën e tij të lindjes, ka kujtuar të ëmën e ndjerë përmes një postimi prekës në “Instagram”.

Këngëtari ka zbuluar se e ka humbur të ëmën pikërisht në ditën e lindjes së tij, ku thotë se nga dhimbja e madhe që ndjen nuk gjen më forcë as për pasionin e tij më të madh siç është muzika.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, ka shkruar Flori.

Të fundit

“Jemi krah jush”, Marta Kos falenderon Ramën për mikpritjen

Pas konferencës së përbashkët për shtyp, Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për...

Fituesi i ‘Big Brother Albania’, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Majit

Jetmir Salaj, fitues i “Big Brother”, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës së partisë...

Blerjet online, eksperti i IT ngre alarmin: Nëse duan të të vjedhin e bëjnë

Mëngjesin e kësaj të enjteje emisioni “Aldo Morning Show” në Tv Klan tek intervista e ditës u ndal tek blerjet online. Kohët e fundit...

Pas humbjeve të njëpasnjëshme në politikë/ Basha: Nuk largohem edhe po humba zgjedhjet

Lulzim Basha ka reaguar sot sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Basha deklaroi para mediave se nuk largohet...

Begaj takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin e Azerbajxhanit, ja çfarë u diskutua

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, lham Aliyev. Ky takim u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve...

Lajme të tjera

Web TV